75 Mall Live Search
11:13 / E Premte, 28 Shkurt 2025 / G T

Zbulohet klauzola, me kaq miliona Lazio mund ta blejë kartonin e plotë të Ibrahimoviqit shqiptar

Arijon Ibrahimoviq u huazua te Lazio nga Bayern Muncheni gjatë afatit kalimtar të janarit.

Futbollisti shqiptar nuk kishte luajtur, sepse kishte probleme me dhëmbët derisa i bëri operacion, shkruan Indeksonline

Pak ditë më parë, 19-vjeçari debutoi me Lazion në Kupën e Italisë dhe duket se u përshtat menjëherë në lojën e trajnerit Marco Baroni.

Në mediat gjermane është zbuluar klauzola e lirimit të mesfushorit shqiptar.

Nëse Lazio dëshiron transferimin e Ibrahimoviqit, duhet paguar vetëm 8 milionë euro për ta siguruar kartonin e tij të plotë.

Kujtojmë që Ibrahimoviq kishte luajtur më parë në Serien A, sa ishte pjesë e Frosinones gjatë sezonit 2023/24./Indeksonline/