AGK: Kujtimi dhe kontributi i Alban Bujarit do të mbeten të pashlyeshëm

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës bërë të ditur se e ka pranuar me pikëllim të thellë lajmin për ndarjen nga jeta të fotoreporterit të shquar Alban Bujari.
Në nëj postim në Facebook, AGK-ja shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve të e të ndjerit.
“Bujari ishte një ndër emrat më të shquar të fotoreportazhit në Kosovë, i cili e dokumentoi luftën e viteve 1997-1999. Përkushtimi dhe guximi i tij në dokumentimin që nga mediat vendore e deri tek ato më prestigjioze ndërkombëtare si Agjencia Evropiane e Shtypit (EPA), ‘The Guardian’, ‘El Pais’, ‘The Independent’, ‘Zeitung’ e të tjera, u bënë dëshmi për botën mbi realitetin e luftës dhe krizës humanitare në Kosovë”.
“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e tij. Humbja e Alban Bujarit është një humbje e madhe jo vetëm për komunitetin e gazetarëve, por për të gjithë shoqërinë. Kujtimi dhe kontributi i tij do të mbeten të pashlyeshëm”, thuhet në njoftimin e AGK-së.