75 Mall Live Search
13:53 / E Premte, 28 Shkurt 2025 / L K

Trupat e tyre u gjenden në dhoma të ndryshme, detaje të reja për vdekjen e çiftit të njohur

Fituesi i famshëm i Oskarit, Gene Hackman (95) dhe gruaja e tij Betsy Arakawa (63) u gjetën pjesërisht të mumifikuar në rezidencën e çiftit prej 3.3 milionë dollarësh, me pilula të shpërndara nëpër banjë.

Trupi i 64-vjeçares Arakawa thuhet se u gjet në gjendje dekompozimi, me ënjtje në fytyrë dhe mumifikim në krahët dhe këmbët e saj. Policia zbuloi se Hackman kishte të njëjtat shenja dekompozimi si gruaja e tij.

Fituesi i famshëm i Oskarit ishte i veshur plotësisht, ndërsa pranë trupit të tij u gjetën syze dielli. Zjarrfikësit janë thirrur në pronë, por nuk ka pasur shenja të rrjedhjes së gazit.

Sipas policisë, vdekja e tyre është “mjaft e dyshimtë” për të kërkuar një hetim të plotë. Sherifi Adan Mendoza ka deklaruar më parë se në trupa nuk janë gjetur shenja traume.