Rrokulliset kamioni në dalje të Prishtinës

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditën e sotme në dalje të Prishtinës, saktësisht në rrugën Prishtinë- Lipjan.
Nga pamjet të cilat i posedon “Indeksonline” shihet se kamioni i përfshirë në aksident, është rrokullisur dhe ka përfunduar tërësisht jashtë rrugës.
Përveç dëmëve materiale, nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e aksidentit./Indeksonline/
