75 Mall Live Search
15:24 / E Premte, 28 Shkurt 2025 / k.v

Arrestohet në Suharekë 25-vjeçari i kërkuar për vjedhje, dërgohet në vuajtje të dënimit

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim nga Gjykata Themelore në Prizren/Dega në Suharekë, i cili ishte dënuar me tre vite burg për veprat penale “Vjedhje” dhe “Vjedhje e rëndë”.

L. C., 25 vjeç, u kap nga zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Suharekë më 28 shkurt 2025, rreth orës 10:20. Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, ai është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia ka bërë të ditur se do të vazhdojë me ekzekutimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjeve të gjykatave.