Ky ishte autogoli qesharak i Benjamin Kolollit, e shënoi kundër ish-skuadrës së tij

Skuadra e Baselit shënoi fitore ndaj Sionit me shifrat 2:0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Superligën e Zvicrës.
Dy gola në këtë përballje u shënuan nga lojtarët shqiptarë, shkruan Indeksonline
Fillimisht shënoi Benjamin Kololli. Mbrojtësi kosovar realizoi autogol me kokë në minutën e 17’të.
Kololli ka pak javë që është transferuar te Sioni nga Baseli.
Kurse golin e dytë në këtë ndeshje e shënoi Xherdan Shaqiri në minutën e 25’të./Indeksonline/