75 Mall Live Search
16:38 / E Diele, 28 Janar 2018 / indeksADMonline

Keni planifikuar të blini banesë? Harrojeni atë, blijeni këtë ishull me pak para

Blerja e një shtëpie është përvojë që pothuajse çdo person kalon nëpër të, qoftë ata që jetojnë në qytete apo edhe ata në fshatra, transmeton Indeksonline.

Por, a e keni pyetur veten ndonjëherë pse të investoni në shtëpi apo në banesë, kur me atë shumë parash ju mund ta blini një ishull të tërin për vete?

Asnjë nga këto fjalë nuk është gënjeshtër, kjo është plotësisht e vërtetë, sepse ky ishull që po e shihni në foto është në shitje për vetëm 250 mijë paund. Blerja e këtij ishulli mund të ju japë hapësirë parkimi në Londër ose një dollap në Oksford.

Ishulli posedon gjithsej 65 hektarë ose 1040 fusha tenisi.

Është e vendosur në anën perëndimore të Shetlandit, në malet skoceze.

Pra, mund të jetë punë e vogël edhe të punuarit aty, pasi që mundësitë për tu këqyr në wi-fi nuk mungojnë./Indeksonline/

Temat: