75 Mall Live Search
08:21 / E Hënë, 03 Mars 2025 / L A

S’po ndalet Neymar, kësaj here shënon nga gjuajtja e lirë

Padyshim mund të themi se Neymar Jr-i ka rilindur te Santosi.

Që nga rikthimi i tij në vendlindje, Neymari po shënon vetëm gola të jashtëzakonshëm ku pas atij goli nga korneri, tashmë ka arritur të shënojë edhe nga goditja e lirë në ndeshjen kundër Red Bull Bragantinos.

Braziliani, tashmë ka shënuar golin e tij të tretë në 7 paraqitje që nga rikthimi i tij në klubin e fëmijërisë.

Kujtojmë se në ndeshjen midis Santosit dhe Red Bull Bragantinos të çerekfinales së “Campeonato Paulista”, ka arritur të fitojë me rezultat 2-0./IndeksOnline/