Rehabilitimi pas rrëshqitjeve të dheut në Rugovë, ministria jep një tender milionësh

Për rehabilitimin emergjent të rrëshqitjeve në rrugën nacionale N9 segmenti Pejë-Kuqushtë, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e ka shpërblyer me kontratë kompaninë “Granit” Sh.P.K. me çmim të tenderit 1.577,994.16 euro, shkruan “Indekonline”.

Sipas dosjes së tenderit, kompania fituese duhet t’i realizojë këto punë:
Rregullimi i komunikacionit gjatë zhvillimit të punimeve në rrugë (vendosja e shenjave të përkohshme vertikale dhe shenjave për kontroll të trafikut si edhe sigurimi i komunikacionit gjatë përmirësimit pas rrëshqitjeve).

Sinjalizimi i vendrrëshqitjeve(16 vende),pas pranimit të kontratës(fillimi I punimeve),për sigurimin e pjesëmarrësve në komunikacion, të vendosen shenjat horizontale dhe vertikale të devijimit të rrugës qarkulluese gjatë tërë kohës nga fillimi deri në përfundimin e kontratës .Për këtë pozicion të bëhet plani i menaxhimit të trafikut për secilën rrëshqitje veç e veç sipas udhëzimeve të organit mbikqyrës,etj. /Indeksonline/