75 Mall Live Search
19:39 / E Hënë, 03 Mars 2025 / Gj. Sh

Publikohet lista e Kosovës në hendboll për ndeshjet me Ukrainën

Selektori i Kombëtares së Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, ka shpallur listën e zgjeruar të lojtarëve për ndeshjet me Ukrainën.

Ndeshjet me Ukrainën i takojnë fazës së dytë kualifikuese për Kampionatin Evropian 2026.

Ndeshja Kosova – Ukraina zhvillohet më 13 mars nga ora 20:15 në Prishtinë, ndërsa ndeshja Ukraina – Kosova është më 16 mars nga ora 18:00 në Klaipeda të Lituanisë.

Në Grupin 6 janë edhe Holanda dhe Ishujt Faroe, me të cilat kombëtare Kosova tashmë e ka luajtur nga një ndeshje. Ndeshjet me Ukrainën vlerësohen vendimtare për kualifikim, ndërsa Kombëtarja pret ndihmë të madhe nga shikuesit.

Kombëtarja grumbullohet të dielën, më 9 mars, në Prishtinë.

Për shkak të lëndimeve Kombëtares i mungojnë Kastriot Jupa, Shaban Zogaj e Arbios Mushkolaj. Në Kombëtare kthehen Arti Luzha e Dominik Palushi, derisa për herë të parë në ekipin e zgjeruar është ftuar aloja e Rahovecit, Mali Luzha.