Dogana gjen mbi 20 mijë euro para të falsifikuara, në një qendër postare

Në kuadër të kontrolleve të rregullta të kryer nga zyrtarët doganorë në Qendrën Postare Tranzitore, duke përdorur pajisje të teknologjisë së avancuar si X-Ray, u zbuluan para të dyshuara si të falsifikuara.
Gjatë kontrollit, u gjetën këto sasi të dyshuara:
500 € – 1 copë
200 € – 1 copë
50 € – 101 copë
20 € – 1 copë
5 € – 1 copë
Sasia e përgjithshme e parave të dyshuara arrin në 20,885.00 €.
Për shkak të dyshimeve për falsifikimin e monedhave, ky rast është raportuar në Policinë e Kosovës për trajtimin e mëtejshëm në përputhje me procedurat ligjore.