75 Mall Live Search
23:06 / E Martë, 04 Mars 2025 / MSH

Fitore e brishtë e Realit ndaj Atleticos, gjithçka vendoset në “Metropolitano”

Real Madridi ka regjistruar fitore të mundimshme, megjithatë të rëndësishme në “Santiago Bernabeu”.

“Mbretërit” fituan me rezultat 2:1 ndaj Atletico Madridit, në ndeshjen e vlefshme për 1/16-n e Ligës së Kampionëve, shkruan IndeksOnline.

Djemtë e Ancelottit kaluan në epërsi të hershme, me një gol të bukur të Rodrygos, në minutën e 4-të.

Shifrat i barazoi Julian Alvarez, për 1:1 në minutën e 32-të.

Golin vendimtar e shënoi Brahim Diaz, i cili u asistua nga nga Mendy në minutën e 55-të.

Çdo çast pas atij goli ishte luftë në vete nga të dy taboret.

Megjithatë, pavarësisht rasteve të krijuara nga të dy anët, rezultati nuk ndryshoi.

Me këto shifra, Realit mbetet akoma në një situatë kritike, sakaq Atletico e ka ende rrugën e hapur për çerekfinale.

Asgjë dhe gjithçka mund të ndryshojë në ndeshjen e kthimit, që luhet javën e ardhshme në “Metropolitano”./IndeksOnline/