75 Mall Live Search
07:54 / E Mërkurë, 05 Mars 2025 / MSH

Trump: Po mbrojmë amerikanët, do të hakmerremi ndaj çdo shteti që i vendos tarifa SHBA-së

Presidenti amerikan, Donald Trump thotë se vendosja e tarifave po bëhet për të mbrojtur amerikanët.

Në fjalën e tij në Kongresin amerikan, Trump deklaroi se do hakmerret ndaj çdo shteti që i vendos tarifa SHBA-së.

“Kemi deficit shumë të madh me këto vende. Qindra, mijëra qytetarë kanë shkatërruar familjet e tyre. Paguajmë këto subvencione për Meksikën dhe Kanadanë. Nuk do e bëjmë më këtë.

Po vendosim 1.7 trilionë dollarë investime përgjatë javëve të fundit. Tajvani do na sjell çipa dhe ne nuk do t’i japim para. Ne nuk do t’u japim atyre asnjë para. Ne po mbrojmë njerëzit tanë, ejani dhe prodhoni në Amerikë”, theksoi ai.