75 Mall Live Search
13:13 / E Mërkurë, 05 Mars 2025 / mp

Gjenden eshtra që dyshohet se janë të personave të vrarë në luftën e fundit në Podujevë

Janë gjtur eshtra që dyshohet se u përkasin personave të vrarë me dhunë në luftë ne fundit në një fshat të Komuëns së Pdoujevës.

Njofitmin e ka bërë Komision qeveritar për persona të zhdukur.

Sipas tyre gjatë gërmimeve në fshatin Obranqë, Komuna e Podujevës, Komisioni qeveritar për persona të zhdukur në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) dhe Policinë e Kosovës, kanë hasur në eshtra që dyshohet se mund të jenë të personave nga lista e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.

NJOFTIM!

Sot, gjatë gërmimeve në fshatin Obranqë, Komuna e Podujevës, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) dhe Policinë e Kosovës, kanë hasur në eshtra që dyshohet se mund të jenë të personave nga lista e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.
Aktualisht, eshtrat e gjetura janë duke u ekzaminuar nga ekspertët e IML-së, me qëllim të identifikimit të saktë.


Këto gërmime u realizuan në bazë të informacionit që qytetarët kishin ndarë në fund të muajit janar, për çka ju jemi mirënjohës.
Komisioni qeveritar për persona të zhdukur shpreh përkushtimin e tij të vazhdueshëm në zbardhjen e fatit të çdo personi të zhdukur dhe inkurajon qytetarët të vazhdojnë të ofrojnë informacione të vlefshme.

Për çdo informacion shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë Komisionin.