75 Mall Live Search
20:10 / E Mërkurë, 05 Mars 2025 / AR

Ben Affleck po i rikthehet ish-it?

Ben Affleck po kalon shumë kohë me ish-gruan e tij, Jennifer Garner. Dyshja u pa duke u përqafuar gjatë një feste ditëlindjeje për djalin e tyre në fundjavën që lamë pas.

Ata vendosën të mos shkonin në ceremoninë e çmimeve Oscar dhe të kalonin kohë me familjen në një festë për djalin e tyre, Samuel.

Në disa foto, Ben është duke e përqafuar ish-in, ndërkohë që ajo është duke qëlluar me armën e paintball-it.

Sipas të njëjtit burim, Ben duket se është shumë i fokusuar te Jennifer, duke shtuar se flirtojnë gjithë kohës. Duket se Ben është gati për t’u rikthyer tek ish-i i radhës.