75 Mall Live Search
13:06 / E Enjte, 06 Mars 2025 / AR

Humbi në “Oscars”, aktorja thyen heshtjen për herë të parë

Pas humbjes së papritur në “Oscars”, Demi Moore ka reaguar për herë të parë përmes një postimi në Instagram, ku ka uruar fituesen e çmimit për aktoren më të mirë, Mikey Madison.

Pavarësisht çdo zhgënjimi, Demi Moore e mbajti gjakftohtësinë dhe postoi një video të përgatitjeve të saj për mbrëmjen magjepsëse, duke i përshkruar muajt e fundit si ”udhëtimi i jetës“.

“Ndërsa ky sezon i çmimeve po përfundon, ndjej një mirënjohje të pamasë për këtë rrugëtim. Ka qenë udhëtimi i jetës dhe ne sapo kemi filluar! Ndihem shumë mirënjohëse për ekipin tim, bashkëkandidatët e mi dhe të gjithë ata që i dhanë kësaj përvoje kaq gëzim dhe dritë”, shkruan aktorja.

Demi Moore përmendi gjithashtu regjisoren e “The Substance”, Coralie Farge dhe yllin e saj Margaret Qualley, teksa u shpreh se ishte një “nder” të punoja me ta.