Neymar rikthehet në kombëtaren e Brazilit pas dy viteve

Neymar Jr është rikthyer në kombëtaren e Brazilit pas gati dy viteve.
Ai është ftuar nga trajneri Dorival Junior, për dy ndeshjet e muajit mars, kundër Kolumbisë dhe Argjentinës, të vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës 2026, shkruan IndeksOnline.
Dorival ka publikuar listën finale prej 23 futbollistëve, ku përfshihet edhe Neymar.
33-vjeçari i cili ishte i lënduar për një kohë të gjatë, duket se është rikthyer në form pas rikthimit të tij te Santos, gjatë afatit kalimtar të janarit.
Neymar ka shënuar tre gola dhe ka bërë tre asistime në shtatë ndeshje.
Brazili me 21 mars do të jetë nikoqire e Kolumbisë, ndërsa tre ditë më vonë do të luaj si mysafire e Argjentinës./IndeksOnline/
ISSO É BRASIL! 🇧🇷
— CBF Futebol (@CBF_Futebol) March 6, 2025
📝Seleção Brasileira convocada para as partidas contra Colômbia e Argentina, pelas Eliminatórias da Copa do Mundo de 2026.
Confira a lista completa do técnico @dorivaljroficial!
Vamos juntos! 🇧🇷 pic.twitter.com/p7rZ52n5oH