75 Mall Live Search
17:41 / E Enjte, 06 Mars 2025 / Z S

SHKK nderon familjen Jashari në përkujtim të Epopesë së Lavdisë

Me rastin e shënimit të Epopesë së Lavdisë së Familjes Jashari, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, së bashku me Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe gjeneratën e 45-të të kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës, bënë homazhe dhe vendosën kurora lulesh në varrezat e Familjes Jashari në Prekaz.

Kjo me rastin e Epopesë së Ushtrisë Çlimrimtare të Kosovës.

Në njoftim u tha se ky akt nderimi është shprehje e përkujtimit dhe mirënjohjes për sakrificën sublime të familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve që ranë për lirinë e Kosovës./Indeksonline/