75 Mall Live Search
22:01 / E Enjte, 06 Mars 2025 / Z S

Hajdar Beqa: Unë do të jem gjithmonë këtu, krah për krah me ju

Hajdar Beqa nga Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas procesit zgjedhor që është mbajtur me 9 shkurt.

Ai thotë se ka dyfishuar numërin e votave mirëpo qëllimi kryesor nuk është arritur.

‘’Procesi zgjedhor i 9 shkurtit 2025 përfundoi. Edhe pse arrita të dyfishoj mbështetjen dhe të fitoj mbi 16 mijë vota, ato nuk ishin të mjaftueshme për të realizuar qëllimin tonë. Por, mbi të gjitha, ndihem jashtëzakonisht krenar dhe mirënjohës për gjithçka që arritëm së bashku.Krenar për fushatën e ndershme, përkushtimin dhe energjinë që kemi dhënë së bashku. Mirënjohës për secilin prej jush që qëndruat krah meje, që besuat dhe punuat pa u lodhur në këtë betejë politike. Nuk ishte një betejë e lehtë, por ishte një betejë e ndershme, e udhëhequr nga vlerat e PDK-së, nga dashuria për vendin dhe nga përkushtimi i secilit prej jush’’, ka deklaruar Beqa.

Unë do të jem gjithmonë këtu, krah për krah me ju, duke punuar për vizionin tonë të përbashkët për një Kosovë më të zhvilluar më të fuqishme dhe më të mirë, ka shtuar Beqa./Indeksonline/