75 Mall Live Search
10:35 / E Premte, 07 Mars 2025 / S Z

Ndalohet një person për shitblerje narkotikësh

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për krime të rënda, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Njësitin DHTN në Gjilan, pas hetimeve disamujore, me urdhër të prokurorit ka ndaluar të pandehurin V.M., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’ nga neni 267 të Kodit penal të Republikës së Kosovës.

Tek ai, në Komunën e Vitisë janë sekuestruar 11 paketime substancë e dyshuar narkotike, e llojit ‘marihuanë’’, me peshë prej 10 kg. 488 gr., 3 peshore dhe para në vlerë prej 1,630 eurosh.

Me vendim të prokurorit i pandehuri V.M., gjendet në masën e ndalimit 48 orësh dhe ndaj tij brenda afatit ligjor do të kërkohet masa e paraburgimit./Indeksonline/