75 Mall Live Search
10:45 / E Premte, 07 Mars 2025 / Z S

BE: Serbia e shkeli Marrëveshjen e Ohrit

Bashkimi Evropian konsideron se Serbia e ka shkelur Marrëveshjen e Ohrit me qasjen ndaj procesit të marrjes së statusit të mysafirit special të Kosovës në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

“Sjellja e Serbisë në Këshillin e Evropës është në kundërshtim të qartë me detyrimet e Marrëveshjes së Ohrit nga Serbia”, thuhet në një përgjigje me shkrim nga selia e BE-së.

Zyrtarët e këtij institucioni shpjegojnë se neni 4 i Marrëveshjes së Ohrit qartazi nënvizon se Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, raporton RTK-ja.

Kërkesa në fjalë ishte në rend ditë në takimin e Komitetit për Çështje Politike dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të KiE, më 5 mars, por u hoq papritmas nga rendi i ditës.

Zyrtarët serbë e cilësuan këtë si fitore të tyre./Indeksonline/