Britania e Madhe i jep Ukrainës asetet e ngrira ruse, vlera 1 miliard dollarë

Ukraina ka marrë këstin e parë të fondeve nga Britania me vlerë rreth 1 miliard dollarë, të siguruara nga të ardhurat e aseteve të ngrira ruse.
“Fondet do të përdoren për të forcuar aftësitë mbrojtëse të Ukrainës. Ne presim që të gjitha asetet sovrane të Federatës Ruse të konfiskohen dhe të përfitojnë nga vendi ynë në të ardhmen” tha kryeministri ukrainas Shmihal.
Kur shpërtheu lufta në vitin 2022, vendet e G7 ngrinë fondet shtetërore ruse me vlerë rreth 300 miliardë dollarë. Huaja prej 50 miliardë dollarësh, e marrë kryesisht nga SHBA-ja dhe BE-ja, do të përdoret për nevojat e mbrojtjes dhe rindërtimin e Ukrainës dhe do të paguhet përmes të ardhurave nga asetet e ngrira./Indeksonline/