Ndotja e ajrit, ja si ndikon tek shëndeti i femrave adoleshente
Ndotja e ajrit shkakton vonesa tek vajzat adoleshente për fillimin e ciklit të tyre menstrual, ka thënë një studim i parë i këtij lloji.
Ekspozimi ndaj grimcave të pezulluara (TSP), të cilat janë grimca që qarkullojnë në ajër, gjatë viteve të adoleshencës së vajzave gjithashtu ka gjasa t’i bëjnë ciklet e tyre menstruale më të parregullta, ka gjetur ky studim, transmeton Indeksonline.
TSP, që përbehet kryesisht nga shkarkimi i automjeteve dhe tymi i djegies së qymyrit, mendohet të pengojë prodhimin e hormoneve në trupin e njerëzve.
Në femra, kjo mund të shkaktojë sasi të tepruara të hormoneve seksuale mashkullore, të tilla si testosteroni, të cilat sipas studiuesve mund të vonojnë ose ndikojnë në çrregullimin e periudhave të vajzave. /Indeksonline/