75 Mall Live Search
08:44 / E Shtunë, 08 Mars 2025 / FR

Ngacmoi seksualisht dy të mitur, arrestohet i dyshuari në Ferizaj

Një person në Ferizaj është arrestuar pasi i njëjtit ka ngacmuar seksualisht dy të mitur.

Siç bën të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur më 7 mars rreth orës 15:00.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti i ka ngacmuar seksualisht dy viktimat meshkuj kosovarë-të mitur. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajte, rasti nën hetime”, shkruhet në raportin e PK.