75 Mall Live Search
12:58 / E Shtunë, 08 Mars 2025 / Gj. Sh

Brruti ”thikë pas shpinës” Kosovës, zgjedhë Shqipërinë si kapiten i Kosovës U21

Kapiteni i deritashëm i Kosovës U21, Etnik Brruti ka vendosur të luaj për kombëtaren e Shqipërisë.

Raportohet se ai ka marr vendim personal që tash e tutje të luaj për kuqezinjtë, shkruan IndeksOnline.

Brruti pati paraqitje të mira me Kosovën U21, gjatë vitit të fundit.

Futbollisti i Malishevës, ishte i ftuar edhe nga selektori i Kosovës, Franco Foda, në kampin katër ditor i mbajtur në muaji janar, me futbollistët potencial për të ardhmen.

Etnik Brruti gjatë grumbullimit tha se ishte privilegj i madh ta pëfaqësuar Kosovën.

“Normalisht është privilegj i madh për mua dhe secilin lojtar ta përfaqësojë Kosovën. Çdo njeri po e jep maksimumin në stërvitje. S’ka problem që është vetëm kamp stërvitor, pasi secili përgatitet të jetë i gatshëm për ndeshje kualifikuese. Për momentin jam kapiten te Kombëtarja U21 dhe besoj që në një të ardhme shumë të shpejtë do të arrij edhe në Kombëtaren A të Kosovës”, kishte deklaruar Brruti./IndeksOnline/