75 Mall Live Search
14:37 / E Shtunë, 08 Mars 2025 / Gj. Sh

Laura Fazliu ndalet në gjysëmdinale, garon për medaljen e bronztë

Laura Fazliu është mposhtur në gjysëmfinalen e Grand Priz të Austrisë.

Xhudistja kosovare u eliminua pas tre gabimve, nga japonezja So Morichika, shkruan IndeksOnline.

Laura i ka filluar garat pa luftë në raundin e parë, teksa në raundin e dytë mundi me IPPON, italianen Carlotta Avanzato në kohën shtesë.

Në çerekfinale, Fazliu e mposhti me IPPON xhudisten sllovene, Leila Mazouzi./IndeksOnline/