Ballkani dështon sërish, vetëm një pikë ndaj Prishtinës

Skuadra e Ballkanit ka barazuar 1:1 ndaj Prishtinës në derbin e javës së 23-të në Superligën e Kosovës.
Vendasit ishin duke fituar 1:0, pasi në minutën e 83’të sulmuesi Sunday Adetunji shënoi gol, shkruan Indeksonline
Kur u mendua se Ballkani po i kthehet fitoreve, në skenë doli Axel Gnapi që shënoi 1:1 në sekondat e fundit.
Me këtë barazim, Ballkani shkon në kuotën e 40 pikëve në pozitën e dytë, 10 më pak se lideri Drita (50).
Kurse Prishtina shkon në kotën e 31 pikëve në pozitën e 4-të në tabelë./Indeksonline/