75 Mall Live Search
08:16 / E Diele, 09 Mars 2025 / Gj. Sh

Sot mbyllet java e 23-të e Superligës, zhvillohen dy ndeshje interesante

Sot mbyllet java e 23-të e Superligës së Kosovës në futboll.

Në program për ditën e sotme janë dy ndeshje mjaftë interesante, shkruan IndeksOnline.

Në stadiumin ”18 Qershori” në Klinë, Dukagjini do të jetë nikoqire e Malishevës.

Dukagjini aktualisht renditet në vendin e nentë në tabelë, me 25 pikë, ndërsa Malisheva është e treta me 37 pikë.

Një ndeshje tjetër interesante është edhe ajo mes Gjilanit dhe Feronikelit ’74.

“Skifterat” janë këndellur në ndeshjet e fundit, duke shkuar në kuotën e 31 pikëve dhe renditet në pozitën e pestë, ndërsa skuadra nga Drenasi, është e funit në tabelë, me 14 pikë.

Të dy ndeshjet nisin nga ora 14:00./IndeksOnline/