75 Mall Live Search
16:55 / E Diele, 09 Mars 2025 / G T

Më në fund, Napoli i Contes i rikthehet fitores në Serie A

Skuadra e Napolit ka shënuar fitore 2:1 ndaj Fiorentinas në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Serie A.

Qysh në pjesën e parë, skuadra vendase tregoi se është futur në fushë për t’i marrë tri pika, shkruan Indeksonline

Romelu Lukaku, sulmuesi belg shënoi për 1:0 në minutën e 26’të.

Në pjesën e dytë, Napoli i Contes shënoi një gol tejtër me anë të Raspadorit.

Kurse golin e vetëm për mysafirët e shënoi, Gudmundsson në minutën e 66’të.

Me këtë fitore, Napoli shkon në kuotën e 60 pikëve në pozitën e dytë, një më pak se lideri, Inter (61)./Indeksonline/

Image