75 Mall Live Search
20:49 / E Diele, 09 Mars 2025 / G T

Mirlind Daku golat ia dedikon Rey Manajt: Janë për të, dashtë Zoti të jetë lëndim i lehtë!

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku shënoi dy gola në fitoren e Rubin Kazanit 2:1 ndaj Spartakut të Moskës.

Lojtari “kuqezi” golat ia dedikoi bashkëkombëasit të tij, Rey Manaj, shkruan Indeksonline

Manaj pësoi një lëndim të rëndë në ndeshjen e sotshme me fanellën e Sivassporit në Superligën e Turqisë.

“Golat shkojnë për vllaun Rey Manaj. Dashtë Zoti lëndimi është i lehtë!”, ka shkruar Daku në rrjetet sociale