75 Mall Live Search
08:55 / E Hënë, 10 Mars 2025 / k.v

Arrestohet një person në Fushë Kosovë për falsifikim të parave

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Fushë Kosovë nën dyshimin për falsifikim të parave, transmeton IndeksOnline. 

Sipas raportit policor, arrestimi ka ndodhur më 9 mars 2025, rreth orës 02:20, pasi gjatë kontrollit tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar dy kartëmonedha të falsifikuara me vlerë nga 200 euro secila. 

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbuluar më shumë detaje rreth rastit./IndeksOnline/