Therje me thikë në Pejë, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Pejë, pasi dyshohet se ka therur me thikë një tjetër person, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, transmeton IndeksOnline.
Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur më 9 mars 2025, rreth orës 16:00. Viktima, një mashkull kosovar, është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa policia ka konfiskuar nga i dyshuari një thikë dhe një skalper.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit po vazhdojnë./IndeksOnline/