75 Mall Live Search
10:13 / E Hënë, 10 Mars 2025 / k.v

Aktivitete intenzive të zyrtarëve policorë të Rajonit të Prishtinës

Gjatë javës së kaluar, zyrtarët policorë të rajonit të Prishtinës kanë realizuar 333 urdhëresa gjykate, përfshirë 146 urdhëresa për vepra penale dhe të tjerë për kundërvajtje, seanca dhe verifikime të ndryshme. Pas përfundimit të procedurave, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa ata që janë dënuar me gjobë, janë liruar pasi kanë kryer obligimet e caktuara.

Aktivitetet policore janë zgjeruar dhe përfshijnë gjithashtu sigurimin e armëve dhe municioneve. Gjatë kësaj periudhe, janë sekuestruar 6 armë zjarri të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe municione të tjera.

Në aspektin e sigurisë rrugore, gjatë kësaj periudhe, Policia e Kosovës ka shqiptuar 4952 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, duke përfshirë 774 gjoba të evidentuara nga veturat inteligjente dhe radarët mobil. Aktivitetet vazhdojnë me angazhim të plotë për garantimin e rendit dhe sigurisë në rajon.