75 Mall Live Search
10:29 / E Hënë, 10 Mars 2025 / L K

Shqiptari kapet në portin e Durrësit me 230 mijë euro në çantën e shpinës

Një person është arrestuar dje në portin e Durrësit pasi kishte mbi 223 mijë euro para të padeklaruara.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi shqiptar, M. D., 36 vjeç, rezident në Itali, sepse iu gjetën në çantën e shpinës, 223 200 euro që tentonte t’i nxirrte nga Shqipëria, pa i deklaruar në pkk.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, ku vijojnë hetimet për të përcaktuar burimin e këtyre parave./Indeksonline/