75 Mall Live Search
11:52 / E Hënë, 10 Mars 2025 / L K

Këngën e Izraelit në Eurovizion do ta këndojë vajza që i mbijetoi sulmit të Hamasit

Për Izraelin, kënga ‘New Day Will Rise’ do të interpretohet në Eurovision Song Contest nga Yuval Raphael , i cili i mbijetoi sulmit të Hamasit në festivalin muzikor Nova në Izrael më 7 tetor 2023.

Këngëtarja 24-vjeçare kaloi tetë orë atë ditë duke u fshehur nën trupa të pajetë. Kujtojmë se 364 njerëz u vranë në atë sulm, dhe shumë të tjerë u rrëmbyen dhe u dërguan në Gaza.

Yuval Raphael thotë se ka ende copëza në kokë dhe këmbë nga sulmi në festival. Ajo filloi të këndojë profesionalisht vetëm vitin e kaluar, kënga e saj në Eurovizion i referohet ngjarjeve të 7 tetorit./Indeksonline/