75 Mall Live Search
13:31 / E Hënë, 10 Mars 2025 / AR

Fansat tronditën nga fotot e reja të Rihannës, kjo është arsyeja

Rihanna ka gëzuar fansat e saj në Instagram. Ajo postoi foto të djemve të saj RZA dhe Riot Rose.

Fotot janë realizuar pak çaste pas lindjes, transmeton Indeksonline.

“Gjithsesi gjëja më e fuqishme që kam bërë ndonjëherë si grua… mrekullitë e mia të vogla. Dhe po, kam mbajtur syze dielli dhe perla në lindje, mos më pyesni asgjë, kishte shumë gjëra”, ka shkruar këngëtarja në një postim në ditën e gruas.

“Mos na tronditni më kështu”, ka shkruar një ndjekës, me sa duket duke menduar se Rihanna kishte lindur sërish. “Zemra ime ra në dysheme”, “Rihanna, të lutem. Mendova se ke pasur një fëmijë tjetër. Unë po kaloj mjaft tashmë”, “Mendova se kjo ishte një tjetër shtatzëni e fshehur me sukses”, shtuan të tjerët.

Kujtojmë, ASAP Rocky kohët e fundit u lirua nga akuza për sulm me një armë zjarri gjysmë automatike. Pasi juria mori vendimin e saj më 18 shkurt, Rocky dhe Rihanna falënderuan avokatin e tij, Joe Tacopina. “Ata më përqafuan dhe më thanë: “Dëgjo, fëmija ynë i ardhshëm do të quhet A$AP Joe”, zbuloi avokati në një intervistë për Extra më 19 shkurt./Indeksonline/