Abdixhiku: Trajektorja e rritjes së LDK-së duhet të vazhdojë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, pas mbledhjes së Kryesisë, ka deklaruar se gjatë mbledhjes është diskutuar për rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit, që sipas tij ka trajektore të rritjes.
Abdixhiku tha se LDK-ja nuk synon dhe nuk do të punojë për një qeveri afatshkurtër, sepse një gjë e tillë nuk ka stabilitet. Madje ai tha se nuk do të bashkëpunojë me partinë në pushtet.
‘’Rreth 5 orë takim, diskutuam për procesin e fundit zgjedhor. Vlerësuam që është rezultat në rritje. Është një rritje e mbarë dhe e mirë, i jep një stabilitet partisë.
Do të jemi me dinjitetit, kemi bërë fushatë model. Vlerësuam edhe punët e degëve të LDK-së.
Dua të qartësoj se nuk kemi pasur asnjë takim me partitë politike, sidomos me partinë në pushtet. LDK-ja ka pozicion të qartë, nuk bashkëpunojmë me ta. LDK-ja nuk synon dhe nuk do të punojë për një qeveri afatshkurtër, sepse nuk ka stabilitet qeveritar. Nuk do ta përsëritim gabimin paraprak. Vendit i duhet Qevera e Kosovës, Kuvendi i Kosovës. Presim certifikimin e rezultateve dhe veprimin e të parit. Ju garantoj se qëndrimet paraelektorale janë të njëjta edhe tani’’, deklaroi Abdixhiku.