Publikohen agjendat, Osmani dhe Kurti nesër takohen me sekretarin e NATO-s

Nesër në ora 13:45, presidentja Vjosa Osmani pret në takim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
Presidenca njofton se mediat mund të marrin pamje nga pritja dhe fillimi i takimit.
Pas takimit, Osmani dhe Rutte do të mbajnë konferencë për media.
Kurse kryeministri, Albin Kurti do të takohet nga me Rutte nga ora 14:50.
Siç njofton zyra e kryeministrit takimi do të zhvillohet në ndërtesen e Qeverisë së Kosovës.
Vizita e Ruttes në Kosovë zhvillohet pas asaj që ai bëri në Bosnje e Hercegovinë, më 10 mars, ku dha mesazhin që aleanca nuk do të lejojë që “të rrezikohet paqja e fituar me shumë vështirësi”.