Policia arreston 24 vjeçarin në Prishtinë, u përfshi në mbi shtatë raste vjedhjesh për dy muaj

Policia e Kosovës, njofton se dje ka arrestuar një të dyshuar për disa raste të vjedhjeve.
“Rreth orës 14:00, nga hetuesit e Drejtorisë së policisë së Kryeqytetit është shqiptuar masa e arrestit ndaj të dyshuarit, A. C, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, nën dyshimin e arsyeshëm për implikim në së paku shtatë raste të vjedhjeve të ndodhura në muajt shkurt dhe mars të këtij viti”, njofton Policia.
Me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, dhe ndaj tij është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale të vjedhjes.