75 Mall Live Search
08:25 / E Martë, 11 Mars 2025 / Z S

Arrestohet një person, konfiskohen mbi 140 fishekë e disa armë zjarri

Gjatë ditës së djeshme në qytetin e Gjilanit është raportuar për dhunë në familje.

Lidhur me këtë rast njësite policorë nga Stacioni Policor Gjilan gjatë hetimit të një rasti tjetër të dhunës në familje tek i dyshuari në brezin e tij kanë gjetur një armë pistolete e tipit KEL-TEC të kalibrit 9mm me një karikator dhe dhjetë  fishekë.

Po ashtu është bërë e ditur se me leje të Prokurorit të Shtetit është realizuar kontrolle në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar edhe një armë e gjatë e tipit AK-47 së bashku me dy karikator dhe njëqind e nëntë fishekë të kalibri 7.62mm dhe njëzet e pesë fishekë të kalibrit 9mm.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Mbajtja ne pronësi, kontroll ose posedimi i pa autorizuar i armeve’’./Indeksonline/