75 Mall Live Search
14:27 / E Martë, 11 Mars 2025 / AR

Dua vjen me duet, thyen rekord

Jennie nga BLACKPINK dhe artistja  me origjinë shqiptare me famë botërore Dua Lipa, kanë bashkuar forcat për të sjellë një duet së bashku.

‘Handlebars’ titullohet kënga që sollën dyshja, teksa të njëjtën e sollën me një videoklip unik, i cili lirshëm mund të themi se i tejkalon pritshmëritë me pamjet e tij vizuale mahnitëse.

Projekti rezultoi i suksesshëm që në orët e para të publikimit, derisa në më pak se 24 orë është klikuar afro 5 milionë herë në YouTube.