A do të largohet Gjesti sonte, nga “BBVA”-ja?

Gjatë ditës së sotme, në “Big Brother VIP Albania” ka pasur përplasje mes Gjestit, Vserlos dhe Olës.
Këngëtari nga Peja ishte ai i cili, në një moment, ka goditur me vezë në kokë Vserlon dhe Olën.
Reagimet e tyre ishin tejet të ashpra, teksa kanë kërkuar nga produksioni përjashtim të menjëhershëm për Gjestin.
Një veprim i tillë, edicionin e kaluar i ka kushtuar me eliminim Ledionës, e cila kishte bërë të njëjtin veprim ndaj Romeos.
Kujtojmë se për Gjestin veçse ka patur një zarf i zi, kur ai kishte kaluar murin e shtëpisë.