75 Mall Live Search
08:46 / E Mërkurë, 12 Mars 2025 / k.v

Grabitje në Deçan – Policia arreston dy të dyshuar

Një rast grabitjeje është raportuar nga Policia e Kosovës në orët e para të mëngjesit të së martës në Deçan.

Sipas raportit të policisë, një qytetar kosovar është ndaluar në rrugë nga dy persona të dyshuar, të cilët, duke përdorur një veturë me targa vendore, i kanë marrë një shumë parash dhe një telefon. 

Policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë të dyshuarit, transmeton IndeksOnline.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, ata janë dërguar në mbajtje ndërsa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë./IndeksOnline/