75 Mall Live Search
10:05 / E Mërkurë, 12 Mars 2025 / L K

Zbulohet identiteti i personit që u rrëzua me aeroplan në Slloveni, është politikani i njohur suedez!

Piloti i cili humbi jetën të hënën në një aksident avioni në zonën e Velika Planinës në Slloveni është biznesmeni dhe ish-politikan suedez kontrovers 64-vjeçar, Carl Lundström.

Biznesmeni dhe anëtari i partisë suedeze të ekstremit të djathtë Alternativa për Suedinë, ka qenë i përfshirë në të kaluarën në disa afera, shkruan Indeksonline.

Ai u dënua në vitin 2009 me një vit burg dhe pagesë dëmshpërblimi për ndihmë dhe nxitje në shkeljen e të drejtave të autorit në lidhje me uebsajtin e piratëve për shkarkime falas të përmbajtjes The Pirate Bay.

Lundström, i cili, ndër të tjera, mohoi Holokaustin duke shkruar në Facebook “se Gjermania naziste nuk u përpoq sistematikisht të vriste të burgosurit e kampeve të përqendrimit”, iu bashkua partisë Alternativa për Suedinë kur u themelua në vitin 2018.

Lundström u shpërngul në Zvicër në vitin 2008 dhe për arsye biznesi, periudhën e fundit të jetës së tij e kaloi kryesisht në mes të Zvicrës dhe Kroacisë, prej nga fluturoi për herë të fundit të hënën./Indeksonline/