75 Mall Live Search
10:51 / E Mërkurë, 12 Mars 2025 / MSH

Vitia njofton formimin e komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kryeinspektorit shëndetësor

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka paraqitur në mbledhjen e Qeverisë, komisionin ad-hoc për vlerësimin profesional për përzgjedhjen e kryeinspektorit shëndetësor në Inspektoratin Shëndetësor.

“Përmes kësaj procedure të rekrutimit po synojmë që forcojmë mbikëqyrjen dhe të sigurojmë që standardet e kujdesit shëndetësor po respektohen në çdo institucion shëndetësor të Kosovës.

Përmes këtij procesi ne jo vetëm që po sigurohemi në zbatimin e legjislacionit por rrisim edhe besimin e qytetarëve për sistemin shëndetësor”, tha Vitia.