Prishtina në krizë, e mposht edhe Dukagjini i Munishit

Skuadra e Dukagjinit ka shënuar fitore minimale 0:1 ndaj Prishtinës në ndeshjen e javës së 24-të në Superligë.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Altin Merlaku, shkruan Indeksonline
Me këtë humbje, vazhdon forma tejet e dobët e Prishtinës, të cilët mbesin në kuotën e 31 pikëve në pozitën e 6-të.
Kurse, Dukagjini me këtë fitore barazon me pikë Prishtinën, me nga 31.
Kujtojmë që kjo ndeshje është zhvilluar në “Kampin Nacional të FFK-së” në Hajvali./Indeksonline/