75 Mall Live Search
15:41 / E Mërkurë, 12 Mars 2025 / mp

Lushaku-Sadriu i reagon Çekut: Dha urdhër për t’i ndalur punimet në shesh, kjo tregon si e kupton pushtetin VV-ja

Një reagim i bërë nga ana e ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku, ndaj të parit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për deklaratën e këtij të fundit se pa pozitën e kryeministrit nuk hyjnë në koalicion me partitë opozitare, ka ngjallur reagime të anëtarëve të kësaj partie.

Përveç Doarsa Kica- Xhelili, është edhe Jehona Lushaku-Sadriu nga LDK-ja ajo që i ka reaguar Çekut, duke thënë se ‘‘të jesh fitues i zgjedhjeve nuk do të thotë të keshë të drejtën të bllokosh projekte në nivele komunale’’, duke theksuar vendimin e sotëm të ministrit Çeku ‘‘për t’i ndaluar punimet në projektin e sheshit “Xhorxh Bush” në Prishtinë’’.

Lushaku-Sadriu ka thënë  se ky vendim i Çekut tregon më së miri se si VV-ja e kupton pushtetin.