75 Mall Live Search
08:54 / E Premte, 14 Mars 2025 / G T

Anglia sot zbulon listën e futbollistëve për ndeshjen ndaj Shqipërisë

Kombëtarja e Anglisë sot e zbulon listën e futbollistëve për dy ndeshjet e muajit mars, të vlefshme për fazën para-kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Trajneri Thomas Tuchel për herë të parë do të bëjë publikimin e listës së lojtarëve, pasi në janar të këtij viti filloi punën me “Tre Luanët”, shkruan Indeksonline

Sipas faqes zyrtare të Anglisë në rrjetet sociale, lista e lojtarëve publikohet sot rreth orës 10:00 apo 11:00.

Anglia ndeshjen e parë e zhvillon ndaj Shqipërisë, më datën 21 mars. Kurse ndeshjen e dytë ndaj Letonisë më 24 mars./Indeksonline/