75 Mall Live Search
09:34 / E Premte, 14 Mars 2025 / G T

Mitaj në dyshim për ndeshjet e marsit me Shqipërinë, mbrëmë u largua i lënduar nga loja

Skuadra e Al Ittihadit mbrëmë shënoi fitore të vështirë 2:1 ndaj Al Riyadhit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Ligën Profesionale të Arabisë Saudite.

Mario Mitaj, mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë luajti nga minuta e parë në këtë ndeshje, shkruan Indeksonline

Por në fillim të pjesës së dytë, ai nuk u shfaq në fushë – kjo për shkak të zëvendësimit. Mitaj u largua nga fusha i lënduar, dhe tashmë ka nisur dyshimi që lojtari shqiptar të mos jetë i ftuar për takimet e muajt mars me Shqipërinë.

Nuk dihet ende shkalla e lëndimit të Mario Mitaj, por duhet cekur se lojtari “kuqezi” ka pak ditë që ishte rikthyer nga një lëndim muskolar.

Kombëtarja e Shqipërisë luan ndaj Anglisë dhe Andorrës në parakualifikimet e Kupës së Botës 2026./Indeksonline/