Futbollistët e ftuar të Kosovës për ndeshjet me Islandën, Foda ka një listë të zgjeruar

Disa minuta më parë, Përfaqësuesja e Kosovës ka bërë publike listën me futbollistët e ftuar për ndeshjet ndaj Islandës.
Në listën e selektorit, Franco Foda, janë bërë të ditur emrat e 26 futbollistëve, që do të grumbullohen me ”Dardanët”, shkruan IndeksOnline.
Po ashtu, tekniku gjerman ka përpiluar edhe një listë të zgjeruar prej nëntë futbollistëve.
Në listën e zgjeruar të trajnerit Franco Foda, janë këta futbollistë: Faton Maloku, Muhamet Hyseni, Bersant Celina, Art Smakaj, Elvir gashjani, Astrit Selmani, Leard Sadriu, Qëndrim Zyba dhe Ismet Lushaku./IndeksOnline/
